Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez publikon imazhet nga momenti emocional kur Alex i propozoi për martesë

Foto: Jennifer Lopez/Instagram

Këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, dhe i dashuri i saj, Alex Rodriguez, ditë më parë i dhanë fund beqarisë.

Ishte ky i fundit, ai i cili vendosi t’i bëjë një propozim romantik 49-vjeçares, e cila i ka thënë “Po”, pyetjes për martesë nga partneri i saj.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, ishte vet J.Lo ajo e cila vendosi të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, nga momenti kur mori propozimin për martesë nga Rodriguez.

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Imazhet shfaqin çiftin pranë bregdetit, ku Alex i ulet në gjunjë Jenniferit, duke i vendosur asaj unazën në gisht.

E emocionuar, Jennifer pranon unazën dhe ulet për t’i dhënë puthjen e pranimit partnerit të saj.

“3.9.19”, ka shkaruar 49-vjeçarja në mbishkrimin e fotografive, të cilat në vetëm pak orë pas publikimit, kanë rrëmbyer pëlqimet e miliona fansave të çiftit.

Përndryshe, Alex është gjashtë vite më i ri se J.Lo, dhe së bashku çifti janë njohur në vitin 2017. /Telegrafi/

LOS ANGELES, CALIFORNIA – FEBRUARY 10: Alex Rodriguez and Jennifer Lopez attend the 61st Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 10, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Jon Kopaloff/Getty Images)
Exit mobile version