Jennifer Lopez ka pozuar në një set provokues për fushatën e re të markës së të brendshmeve Intimissimi.
Stilistët Rob Zangardi dhe Mariel Haenn, stilisti i flokëve Andrew Fizsimons dhe grimieri Scott Barnes, janë përgjegjës për dukjen e saj.
Në shtator u bë e ditur se këngëtarja dhe aktorja e famshme është fytyra e re e brendit të lartpërmendur italian.
“Ne duam ta zgjerojmë biznesin. Qëllimi ynë është të marrim klientë në Amerikë. Ky treg është shumë i ndryshëm nga ai italian, por jam i sigurt se do ta arrijmë qëllimin tonë”, ka deklaruar pronari i Intimissimi, Sandro Veronesi.
Kujtojmë se ditë më parë është spekuluar se martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është në krizë. Ata thuhet se nuk jetojnë më bashkë për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta.
Dasma e tyre u festua dy herë, së pari në fshehtësi në Las Vegas, ndërsa festimi i dytë, zyrtar për mediat dhe personalitetet, u mbajt në rezidencën e madhe dhe luksoze të Affleckut në Georgia. /Telegrafi/