Jennifer Lopez dëshiron të ketë një jetë më ‘të thjeshtë dhe më organike’.
Ylli 50-vjeçar zbuloi në një intervistë të re për Vanity Fair se përkundër arritjeve në muzikë, vallëzim dhe aktrim gjatë karrierës së saj tre dekadëshe, ka një gjë tjetër që dëshiron ta realizojë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Aktorja e “Hustlers” tha që do të pëlqente të largohej nga Shtetet e Bashkuara dhe të transferohej në Itali ose Bali, ku ajo mund të shijojë gjërat e thjeshta.
Ajo rrëfeu: “Do të më pëlqente të jetoja diku tjetër përveç Shteteve të Bashkuara, në një qytet të vogël në Itali, ose në anën tjetër të botës, në Bali”.
“Një jetë tjetër, ku është pak më e thjeshtë dhe më organike dhe ku mund të ngas një biçikletë, të blej bukë dhe pastaj të shkoj në shtëpi dhe të ulem në një karrige lëkundëse me një pamje më ndryshe. Kam fantazira si kjo”.
Diku tjetër në intervistë, Jennifer zbuloi se është ende e njohur për meloditë e saj tërheqëse dhe lëvizjet energjike të vallëzimit, por që pasioni i vërtetë qëndron në filma.
“Unë do të thoja që vallëzimi dhe muzika janë dashuria ime e parë, por aktrimi është dashuria e jetës sime”, tha Lopez.
E pyetur nëse kishte ndonjë moment që ajo mendoi të hiqte dorë nga aktrimi, JLo duket se nuk e ka menduar një gjë të tillë.
“Sapo fillova. Unë gjithmonë them se kjo është ajo që doja të bëja. Është gjithçka që dua”, ishte përgjigja e saj./Telegrafi/