Telegrafi

Jennifer Lopez planifikon të martohet me Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Ajo kurrë nuk ka pasur frikë të ndjekë zemrën e saj, ndërsa Jennifer Lopez i ka treguar Savannah Guthrie në Today se megjithëse kishte tri shkurorëzime, gjithmonë planifikonte të martohej sërish.

49-vjeçarja para një muaji është fejuar me ish-bejsbollistin Alex Rodriguez dhe pranoi se dëshiron “të plaket me dikë”.

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

“Unë dua ta kaloj jetën time me dikë. Dua të plakem me dikë. Mendoj se ky është qëllimi, apo jo? Për të gjetur një partner për të ecur nëpër këtë gjë të çmendur me të?”, ka theksuar aktorja dhe këngëtarja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez

 

“Ne jemi të kompletuar me njëri-tjetrin. Ai është mbështetës. Ai më lejon mua të bëj çfarë të dua. Ne vetëm duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka thënë më tutje Lopez.

Theksojmë se Alex është gjashtë vite më i ri se J.Lo, dhe së bashku çifti janë njohur në vitin 2017. /Telegrafi/