Telegrafi

Jennifer Lopez performon para lansimit këngën e re me Cardi B (Video)

J.Lo dhe Cardi B pritet që të lansojnë këngën e tyre të re të kushtuar parave.

“Quiero Dinero” titullohet projekti i ri nga dyshja e jashtëzakonshme, të cilin tashmë e ka performuar Jennifer Lopez.

Gjatë një performance të saj në Staples Center të Los Angelesit, Jennifer Lopez performoi një seri këngësh, duke përfshirë edhe “Bitch Better Have My Money” nga Rihanna dhe të tjera këngë.

“Quiero Dinero” është një këngë në spanjisht, me Lopezin që i këndon dashurisë së saj për të hollat.

“Quiero Dinero” nëse përkthehet i bie “I dua paratë” dhe ka kohë që po punohet nag dyshja spektakolare e muzikës.

Në dhjetor, Jennifer Lopez konfirmoi bashkëpunimin në një bisedë që u zbulua në Instagram nga DJ Khaled.

Cardi e cila vjen nga Bronxi ashtu si Jennifer Lopez ka festuar bashkëpunimin e fundit, duke thënë se është një ëndërr bashkëpunimi me një femër nga Bronxi. /Telegrafi/