Këngëtarja e njohur ndërkombëtare, Jennifer Lopez, ka bërë të ditur se kënga e saj është e gatshme të publikohet.
Këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa ka sjellë sërish stilin e viteve të 80-ta, shkruan The Sun.
“A mund ta ndjeni, kënga e re është diku në cep”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.
Nëna e dy fëmijëve, është parë me flokë të shthurura, të cilat në po të njëjtën mënyrë i ka lidhur lart kokës.
Dukjes ajo i ka shtuar edhe makijazh, me ngjyra të errëta në sy e po ashtu me të njëjtën nuancë i ka bërë edhe buzët.
Kjo është hera e tretë që artistja ka paralajmëruar këngën që ka muaji qershor, ndërsa fansat mezi presin ta shohin se çka ka punuar.
Disa prej tyre e kanë pritur me padurim, teksa pati komente edhe prej tyre se janë ‘lodhur’ për një projekt nga ajo. /Telegrafi/