Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez, me pallto sezoni: Të rehatshme dhe elegante njëkohësisht!

Pos që janë shumë të efektshme dhe elegante, këto pallto janë shumë të përshtatshme për kombinime, sepse shkojnë pothuajse me të gjitha nuancat.

Aktorja dhe këngëtarja e bukur në moshën 50-vjeçare nuk heq dorë nga kombinimet të cilat më shumë zbulojnë sesa fshehin, transmeton Telegrafi.

Takat marramendëse, dekoltetë dhe kreacionet e puthitura për trupi, që shumica i shmangin, Jennifer Lopez i vesh me kënaqësi.

Nuancat e preferuara bezhë dhe të ngjashme gjenden në dollapët e saj, prandaj shpesh mund ta shohin të veshur në këto ngjyra të cilat miklojnë tenin e saj të rrezitur.

Diva latine kështu ishte karrem i vërtetë për shikime në Boston, duke zgjedhur pallton shumë të bukur ngjyrë bezhë me nënshkrimin Max Mara, çantën Chanel dhe takat seksi.

Kur është fjala për grimin, gjithmonë shkon në të sigurt: sytë e theksuar, shkëlqim dhe pak të kuq, prandaj as këtë herë nuk ka hequr dorë nga formula e suksesshme.

Pos që janë shumë të efektshme dhe elegante, palltot ngjyrë bezhë janë shumë të përshtatshme për kombinime, sepse shkojnë pothuajse me të gjitha nuancat.

/Telegrafi/

Exit mobile version