Dashuria kushton shumë, siç duket.
Ylli amerikan, Jennifer Lopez, është duke u paditur për shkelje të së drejtës së autorit mbi një fotografi që ajo e postoi në Instagramin e saj në vitin 2017.
Sipas dokumenteve gjyqësore, të paraqitura nga Splash News dhe Picture Agency të marra nga E! News, fotografia në fjalë tregoi që ylli i ‘Hustlers’ po mbante duart me Alex Rodriguez ndërsa ishte në New York.
Në dokumente, Splash News shprehet se ato janë pronari dhe poseduesi ekskluziv i të drejtave të fotove që Lopez postoi.
“Paditësi asnjëherë nuk e licencoi të pandehurin. Sidoqoftë, Lopez e përdori atë pa autorizim ose leje nga paditësi për ta bërë atë”, deklarojnë dokumentet. “Konkretisht, Lopez ose dikush që vepron në emër të saj kopjoi fotografinë dhe e shpërndau në Instagram, përmes llogarisë @jlo, në një postim të publikuar më 7 nëntor 2017”.
Kompania pretendon në dokumente që Lopez ishte njoftuar për shkeljen e saj “përmes përfaqësuesve të saj”, me anë të një letre që daton 12 dhjetor 2017.
“Fotografia është krijuese, e veçantë dhe e vlefshme”, argumenton kompania. “Për shkak të statusit të famshëm të subjektit, cilësinë dhe apelin vizual të fotografit, paditësi (dhe fotografi që përfaqëson) qëndruan për të fituar të ardhura nga licencimi i fotografisë”.
“Por përdorimi i paautorizuar i të pandehurit dëmton tregun ekzistues dhe të ardhshëm për fotografinë origjinale”, dokumentet vazhdojnë. “Postimi në Instagram e bëri fotografinë menjëherë të disponueshme për dhjetëra miliona ndjekës të Lopez dhe të tjerë, konsumatorë të lajmeve argëtuese – dhe veçanërisht lajme dhe imazhe të vetë Lopez, siç dëshmohet nga statusi i tyre si pasues i saj – të cilët përndryshe do të interesoheshin të shikonin të licencuar versionet e fotografisë në revista dhe gazeta që janë klientë të paditësit”.
Kompania po kërkon 150,000 dollarë dhe një urdhër kundër Lopez dhe ekipit të saj, duke i ndaluar ata të postojnë përsëri foton. /Telegrafi/