Aludimet për ndarjen e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po qarkullojnë në rrjet.
Në disa postime të shpërndara në rrjetin social Instagram, ajo ka nxitur edhe më shumë spekulime, shkruan Daily Mail.
Këngëtarja derisa ka joshur me pozat e reja, në të njëjtën kohë është parë pa unazën e fejesës.
Atë ia kishte dhuruar i fejuari Alex Rodriguez, duke shpenzuar kështu rreth një milion dollarë.
51-vjeçarja e cila aktualisht është e qetësuar në Republikën Dominikane, u pa për herë të parë duke u relaksuar në një shkallë.
Fansat e Lopez nxituan të theksonin se ajo nuk kishte unazën e saj të fejesës, e cila çoi në spekulime rreth gjendjes së marrëdhënies së saj me të fejuarin, Alex Rodriguez. /Telegrafi/