Ajo sigurohet të rrëmbejë vëmendje thuajse në çdo paraqitje të saj.
Dhe Jennifer Lopez, 50-vjeçe, ‘goditi’ sërish në çmimet prestigjioze Screen Actors Guild (SAG), me dukjen e veçantë që përzgjodhi.
Aktorja kishte veshur një fustan të gjatë të zi, pa supe, por të hapur në pjesën e shpinës, teksa me flokët e saj të tërhequra u shfaq mjaft elegante.
Ndonëse në pamje zgjodhi stilin e thjeshtë, ylli amerikan mori vëmendje me byzylykët në qafë dhe dorë të punuar nga Harry Winston me vlerë mbi nëntë milionë dollarë.
Ndërkaq, Lopez ishte nominuar për punën e saj në rolin e Ramonas në filmin “Hustlers”, më saktësisht për performancën e saj, përkundër se u padit nga vajza në jetën reale që e frymëzoi për rolin e tillë.
Të nominuarit në të njëjtën kategori ishin: Margot Robbie (Bombshell), Nicole Kidman (Bombshell), Laura Dern (Marriage Story) dhe Scarlet Johansson (Jojo Rabbit).
Ndërsa J-Lo nuk është nominuar për një çmim Akademie, ajo ka shumë të tjera për t’u entuziasmuar në vitin 2020, përfshirë shfaqjen e saj për Versace. /Telegrafi/