Jennifer Lopez bëri që të gjithë t’i kthejnë sytë kah ajo me performancën që bëri në inaugurimin e presidentit të ri, Joe Biden.
Komiteti Presidencial i Përurimit (PIC) njoftoi javën e kaluar se 51 vjeçarja do jetë pjesë e listës së artistëve që do këndojnë në ceremoninë e inaugurimit të Biden dhe Kamala Harris.
Pas interpretimit të Lady Gagas, ylli amerikan interpretoi disa nga hitet përfshirë këtu, “This Land Is Your Land” dhe “America The Beautiful”.
Për momentin historik, Jennifer kishte veshur një kostum të bardhë shkëlqyes të markës ‘Channel’.
Performanca e Lopez mori vlerësime të larta edhe në Twitter.
“Dhe presidentja e ardhshme e Amerikës do të jetë Jennifer Lopez”, ka shkruar një përdorues i Twitter.
“Jennifer Lopez ishte e mrekullueshme. Më pëlqeu performanca e This Land Is Your Land dhe America the Beautiful në ditën e inaugurimit”, shtoi tjetri.
“Jlo ishte e mrekullueshme. Nuk e kisha menduar ndonjëherë që do t’i godiste këto nota të larta kaq shumë”.
“Jennifer Lopez vërtet befasoi sot”, vazhdoi tjetri.
Joe Biden (78 vjeçar) ndërkaq ka fituar kundër kandidatit nga radhët e republikanëve, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. /Telegrafi/