Jennifer Lopez ka bërë një paraqitje të mrekullueshme edhe në tapetin e MTV VMAs 2021.
Mbretëresha dhe aktorja u dha fansave një vështrim për atë që do të shfaqej përpara evenimentit të madh.
“Le të shkojmë, VMAs”, tha ajo në një postim të ndarë në Twitter.
Let’s go #VMAs ✨ pic.twitter.com/5HMFfIbaur
— jlo (@JLo) September 13, 2021
Ajo mahniti edhe këtë herë në një fustan dypjesësh, triko të zezë me dekolte të hapur me lidhëse e po ashtu edhe fund të tillë me ngjyrë të argjend.
Paraqitja e Lopez vjen pak ditë pas debutimit të saj në tapetin e kuq me partnerin aktual, Ben Affleck, me të cilin bëri ribashkimin së fundmi.
Debutimi i tyre erdhi në premierën e “The Last Duel” në Festivalin e Filmit në Venecia, ku Affleck luan rolin e Kontit Pierre të Alencon në dramën historike.
Përveç kësaj, ai bashkë-shkroi filmin e drejtuar nga Ridley Scott me mikun e tij të mirë dhe bashkëpunëtorin e shpeshtë, Matt Damon.
J.Lo dhe Ben u ribashkuan sërish pas ndarjes së aktores së “Hustlers” nga i fejuari i saj, Alex Rodriguez.
Dyshja ishin të fejuar më parë për afro dy vjet. Ata u ndanë në 2004 dhe aktori u martua me aktoren Jennifer Garner në 2005.
Yjet, të cilët ndajnë tre fëmijë së bashku, u divorcuan në vitin 2018.
Ndërkohë, Lopez ndan Max dhe Emme me ish-burrin Marc Anthony. /Telegrafi/