Jennifer Lopez mahniti fansat me pamjen e saj rinore pa grim dhe këmbënguli që ajo publikon fotografi “pa filtra” në rrjetet sociale.
Këngëtarja Lopez, fituese e çmimeve, mbushi 54 vjeç në korrik dhe festoi bukurinë e saj që sfidonte moshën me një video në Instagram ku u tregonte fansave rutinën e saj të kujdesit të lëkurës në mëngjes, e cila përbëhej nga serume, pastrues dhe hidratues të gjitha nga marka e saj JLo Beauty.
“Asnjë filtër. E gjitha unë. Kjo jam unë në moshën 54 vjeçare, shndritëse dhe e lumtur”, ka shkruar Jennifer në mbishkrimin e videos. “Sapo kisha ditëlindjen”, filloi këngëtarja. “Ndihem më mirë se kurrë. Po bëhem gati, e zhveshur pa grim dhe produktet e mia JLo Beauty që i përdor çdo ditë”.
Më pas, Jeniffer në një video në Instagram ktheu kamerën për të treguar se çfarë po përdorte dhe këmbënguli se ishte një fanse e madhe e rutinës së saj JLo Beauty, ndërsa iu kundërpërgjigj kritikëve që pretendojnë se ajo përdor produkte të tjera të nivelit të lartë, shkruan The Mirror.
Duke filluar me pastruesin dhe kremin, Jennifer më pas hodhi hidratuesin SPF, në fytyrën e saj, ndërsa vlerësoi përfitimet e përdorimit të kremit diellor çdo ditë për të parandaluar plakjen e lëkurës.
“Kam përdorur krem kundër diellit çdo ditë që nga fillimi i të 20-ave, ju duhet ta filloni në një moshë shumë të re”, u tha këngëtarja dhe aktorja fansave të saj dhe këmbënguli sërish se nuk kishte mënyra magjike përsa i përket pamjes së saj rinore.
“Nuk ka filtra, apo asnjë rregullim në këtë video”, tha këngëtarja, teksa përshëndeti kamerën dhe shprehu dashurinë e saj për 250 milionë ndjekësit e saj.
Fansat e saj besnikë ishin të shpejtë në komente për të lavdëruar yllin e filmit “Hustlers”, ku komentuan me fjale si: “54, kurrë nuk është dukur më mirë”.
Ndër to kishte edhe komente te tilla si : “Ju jeni 54 vjeçe dhe jeni kaq natyrale dhe e bukur, vajzë, është e natyrshme që njerëzit të të kenë zili dhe të të urrejnë”.
Një fans e quajti këngëtaren si “Mbretëresha e shkëlqimit”, ndërsa një tjetër bëri shaka duke thënë: “Unë jam 35 vjeç dhe ajo duket më e re se unë”.
Megjithatë, të tjerët refuzuan të besonin se ajo nuk po përdorte ‘filtra’ dhe theksuan se lëkura e Jenniferit ishte plotësisht e pastër nga çdo papërsosmëri, dhe akuzuan për “mashtrimin” e fansave të saj.
“Ajo duket fantastike. Më e re se 54 vjeçare, por padyshim që ka një filtër në atë video, ose ndriçim special. Unë kam parë fotografi të tjera të saj dhe duket ndryshe nga kjo video. Duke mos thënë se ajo nuk duket përrallore, por kjo është pak e dyshimtë”, shkruan ata në komente. /Telegrafi/