Telegrafi

Jennifer Lopez me linja trupore të tonifikuara, vë në pah të pasmet

Jennifer Lopez (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ajo është njëra prej personazheve linja trupore më të tonifikuara ndonjëherë.

Bëhet fjalë për këngëtaren Jennifer Lopez e cila është tejet aktive në palestër, ku edhe ka formuar trupin e saj, shkruan Daily Mail.

50-vjeçarja përmes rrjetit social Instagram ka shfaqur asetet në një fotografi ku shihet me një veshje mjaft sportive.

Flokët brune kësaj here kishte vendosur ti kapte, ndërsa të gjithë kësaj dukje i ka shtuar edhe një grim me ngjyra të çelura.

Lexo po ashtu Brenda shtëpisë verore të Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

“U ktheva sërish dhe gati për vikend”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Një imazh i tillë vjen pasi ajo kishte pozuar për një kampanjë të Guess, në të cilën ishte shfaqur nga bregdeti.

Ajo për momentin është duke qëndruar në Malibu, ndërsa është raportuar se ka marrë një shtëpi verore me qera, vlera e së cilës shkon deri 70 mijë euro për muaj. /Telegrafi/