Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez ka zgjedhur ngjyrën e përsosur vjeshtore të llakut të thonjve

Nuanca elegante neutrale duket luksoze

Këtë vjeshtë, nuancat e errëta, të ngrohta dhe intensive janë sërish të kudogjendura, duke përshtatur pamjen tuaj të bukurisë me paletën e ngjyrave që është karakteristike për ditët më të ftohta.

Pse të mos filloni me thonjtë tuaj dhe ato që janë bërë virale në Instagram ditët e fundit? Është manikyri e Jennifer Lopez-it në ngjyrë kafe moka, transmeton Telegrafi.

Pos që punon me yjet siç janë Selena Gomez, Camila Cabello dhe Nicola Peltz Beckham manikyri i famshëm Tom Bachik bashkëpunon rregullisht edhe me Jennifer Lopezin. Të rikujtojmë vetëm hollësitë e luleve dhe kolibrit në thonjtë e J.Lo-së në ditën e martesës me Ben Affleck.

Edhe pse Bachik ende nuk e ka zbuluar emrin e saktë të ngjyrës, mënyra më e mirë për ta përshkruar atë është një nuancë gri me nuanca çokollate qumështi dhe një fund me shkëlqim.

Nuanca neutrale krijon një ekuilibër perfekt të toneve të ngrohta dhe të ftohta, ndaj nëse ju mungon frymëzimi për manikyrin tuaj të radhës, shikoni J.Lo. /Telegrafi/

Exit mobile version