Diva latine edhe një herë ka treguar që nuk ekziston veshje që nuk i bie mirë për shtat, mirëpo në kombinezonin retro të cilin e ka veshur për xhirime të idhullit amerikan, është dukur shumë interesante.
Kombinezoni me pantallonat në formë zileje dhe me vija ngjyra ylberi, shkëlqyeshëm i përshtaten formave trupore të saj, transmeton Telegrafi.
Këto linja në gardërobë janë shumë të rrezikshme, sepse mund të zgjerojnë figurën dhe të të bëjnë të dukesh më e shëndoshë, ndërkaq Lopez nuk kishte probleme të tilla.
Këngëtarja ka pasur flokët të drejta e të rrafshëta që janë shumë në trend këtë sezon dhe hijesim ngjyrë të kaltër të errët me të cilin i nxirrte në pah sytë.
Në trukun e vërtetë hipi, Lopez ka vënë vëthë të gjatë me hallka dhe ka mbathur këpucë me platformë.
Dëshirojnë ta shohim të veshur me fustane atraktive dhe me dekolte të thella, mirëpo edhe në veshje të këtillë duket shkëlqyeshëm. E po, juve a po ju pëlqen?
/Telegrafi/