J.Lo nuk konsiderohet kot “mbretëresha e nusërimit”
Nga filmi i saj i parë “Selena” në 1997-ën e deri te “Shotgun Wedding” në 2022-shin, 54-vjeçarja ka veshur plot 10 festane nusërie në ekran.
Nga më të thjeshtat, te më ekstravagantet, Jennifer i ka provuar të gjitha.
Me dy fustanet e fundit të nusërisë që zgjodhi për klipin e saj të fundit, numri u rrumbullakos dhe për të festuar 26-vjetorin e nusërimit të saj publik, veçojmë 4 fustanet më të pëlqyer nga fansat ndër vite.
“The wedding planner”, 2001
Fustani në këtë film ishte shumë i thjeshtë, madje qarkullojnë fjalë se Meghan Markle e ka pasur parasysh këtë dizajn teksa zgjidhte fustanin e saj të nusërisë.
“Marry Me”, 2022
Në këtë film, J. Lo ka bashkëpunuar me Zuhair Murad Couture. Fustani peshonte rreth 43 kilogramë dhe u deshën 5 njerëz për ta transportuar.
“El Cantante”, 2006
Në filmin e 2006-ës, Lopez solli në jetë stilin e viteve 1960 dhe sigurisht që do hynte në top-listë, citon Anabel.
“Can’t get enough”, 2023
Në këngën e re që publikoi, Jennifer Lopez mori komente pozitive sidomos për fustanin e shkurtër balerinë që kishte zgjedhur. /Telegrafi/