Telegrafi

Jennifer Lopez me imazhe të tjera tërheqëse nga fotosesioni i realizuar më parë

Jennifer Lopez Foto: Instagram/jlo

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Jennifer Lopez, përherë shfaqet unike.

Ajo kohëve të fundit ka qenë e komentuar në faqet rozë, për shkak të lidhjes së saj me Alex Rodriguez.

Por, duket se JLo nuk e ka ndërmend të ndalet me postimet e ndryshme, të cilat i shpërndan në rrjete sociale.

Kështu, në një postim në Instagram artistja ka joshur 147 milionë ndjekësit, të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Aktorja u shfaq me një veshje të zezë, çka bënte t’i theksoheshin tiparet e bujshme trupore, të fituara përmes stërvitjeve të shumta.

Flokët kësaj radhe i  kishte të kapura lart kokës, kurse për makijazh shkoi me nuanca më të hapura.

Jennifer përndryshe është duke qëndruar në Republikën Domenikane, pasi edhe po merret me xhirimet e një filmi. /Telegrafi/