Festat kanë arritur në shtëpinë e Jennifer Lopezit dhe Alex Rodriguez.
Dyshja në fjalë kanë rregulluar pemën e tyre të krishtlindjeve në shtëpinë e tyre në New York, bashkë me binjasët Max dhe Emme.
Çifti po përgatiten që të festojnë krishtlindjen e tyre të parë zyrtare si çifti, kjo pasi lidhja e tyre u bë e ditur në shkurt të këtij viti.
Këngëtarja 48 vjeçare publikoi disa imazhe në Instagram, ku tregoi për fansat se si ajo dhe I dashuri e saj kishin dekoruar shtëpinë për fundvit.
Ndonëse ka pak kohë që dyshja jetojnë së bashku, një burim I afërt I revistës E! tha se Alex është gati ti propozojë Jenniferit, nga dita në ditë dhe ndoshta dita e madhe do të jetë vigjilja e Krishtlindjeve.
Jennifer Lopez kishte treguar muaj më parë se dashuria ndaj Alexit është aq e madhe, sa që çdo ditë e ndjen sikur e do për herë të parë, madje në një moment e cilësoi edhe si dashurinë e saj të parë të vërtetë.
Nëse vërtetë kjo martesë ndodhë në një të ardhme të afërt, ashtu edhe siç po aludohet, atëherë kjo nuk do të jetë martesa e parë për J.Lo
Jennifer sot ndan kujdestarinë e dy binjakëve Max dhe Emme me ish-bashkëshortin Marc Anthony, me të cilin ka qënë e martuar për një dekadë, nga viti 2004, deri në vitin 2014.
Ylli i showbizit ka qënë më herët e fejuar me aktorin Ben Affleck, nga viti 2002 deri në 2004. Më parë aktorja dhe këngëtarja ka qënë e martuar me Ojani Noa për një vit, në 1997 dhe me balerinin Cris Judd nga 2001-2003.
Megjithatë, edhe i dashuri i saj Alex ka qënë i martuar më parë me Cynthia Scurtis, nga viti 2002-2008, dhe kanë dy vajza: Ellan, 9 vjeçe dhe Natashën, 13 vjeçe. /Telegrafi/