Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez fitoi dy milionë dollarë për 20 minuta në Katar

Jennifer Lopez (Photo by Bryan Bedder/Getty Images for Buoniconti Fund to Cure Paralysis)

“Love don’t cost a thing” kishte kënduar vite më parë Jennifer Lopez.

Por, duket se dashuria e këngëtares kushton edhe atë miliona dollarë për një kohë të shkurtër.

Burime të revistës amerikane, TMZ kanë pohuar se bukuroshja po fiton shumë para duke u paraqitur në ndeja private të lidhura me Katarin.

Jennifer Lopez (Photo by Ethan Miller/Getty Images for Caesars Entertainment)

Ajo u shfaq javën e kaluar në këtë shtet aziatik për një set 20-minutësh dhe një sesion pyetje-përgjigje në hapjen e madhe të një kompleksi super luksoz të banesave.

Për këtë, ylli amerikano-latin fitoi hiq më pak se dy milionë dollarë, plus një milion për shpenzimet, duke përfshirë edhe aeroplanin privat.

J.Lo raportohet se bisedoi me fansat për të drejtat e grave, një çështje e madhe dhe evoluese në Katar.

Më pas këngëtarja është fotografuar me disa prej grave të pranishme në këtë ngjarje që kishin vendosur ta përcjellin Lopezin.

Lexo po ashtu J.Lo: Familjarët e mi gjithmonë i kanë pasur linjat fantastike trupore, kjo është pjesë e kulturës sonë

Super ylli javën e ardhshme raportohet se do të fitojë edhe 1.2 milion dollarë për një paraqitje tjetër prej 20 minutash në Dolby Theatre në Los Anxhelos, ku do të marrë pjesë me ftesë të kompanisë ajrore Qatar Airways.

Ndryshe, 49-vjeçarja gjithashtu po promovon filmin e saj të ardhshëm Second Act, i cili do të mund të shihet në ekranet e mëdha të kinemave më 21 dhjetor të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version