Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj i kahmotshëm, Alex Rodriguez, i kanë dhënë fund beqarisë.
Këngëtarja 49 vjeçare ka befasuar gjithë opinionin kur publikoi një fotografi ku shihet unaza me një diamant gjigant.
I dashuri i saj gjashtë vjet më i ri po ashtu postoi një foto ku ka konfirmuar se Jennifer i tha po.
“Ajo tha po”, u shpreh Alex në postimin e tij në Instagram.
Ndërkaq, Benny Medina, që është përfaqësues i këngëtares dhe aktores ka konfirmuar se ajo është fejuar.
Ish-lojtari i bejsbollit që luajti për NY Yankees dhe aktorja janë në lidhje nga viti 2017.
Jennifer Lopez më parë ishte e martuar me këngëtarin Mark Anthony. /Telegrafi/