Jennifer Lopez ka treguar edhe një herë se përkundër se është 49-vjeçare, duket për mrekulli.
Këngëtarja dhe aktorja e popullarizuar e ka shfrytëzuar motin e mirë për të pushuar dhe argëtuar në Las Vegas, para spektaklit “All I Have”.
Përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, J.Lo ka treguar figurën mahnitëse trupore.
E veshur me kostum larjeje me ngjyrë pjeshke, Lopez ia ka bashkëngjitur disa citatet për pjeshkat që i kanë bërë për të qeshur ndjekësit e saj.
Pasi ka marrë ca rreze dielli, J.Lo në mbrëmje ka mbajtur koncertin e radhës në Las Vegas, ndërsa ka shprehur pikëllimin e saj që kanë mbetur vetëm edhe tetë koncerte në kuadër të spektaklit “All I Have”, i cili ka filluar që në vitin 2016.
Spektakli i saj është shndërruar në “diçka që duhet doemos të shikohet”, ndërsa gjatë këtyre dy viteve i ka mbajtur plot 130 koncerte.
Ndërsa krahas obligimeve të shumta, Lopez arrin që të plotësojë edhe jetën e saj private. Kohën e lirë e kalon me të dashurin Alex Rodriguez, me të cilin thuhet se është fejuar, mirëpo çifti ka mohuar diçka të tillë. /Telegrafi/