Telegrafi

Jennifer Lopez është 48 vjeçe, por këtë nuk e tregon trupi saj, dukja dhe performanca në skenë (Foto/Video)

(Foto: Getty Images)

Jennifer Lopez me vite të tëra konsiderohet si një prej femrave më atraktive në industrinë e filmit dhe muzikës.

Ndërsa ajo kujdeset që në evenimente të ndryshme apo në shfaqjet e saja në koncerte të vë në pah figurën mbresëlënëse.

(Foto: Getty Images)

Edhe pse tashmë është 48-vjeçare, J.Lo ka treguar se akoma nuk e ka humbur bukurinë dhe atraktivitetin gjatë një performance në Staples Center të Los Angelesit.

Lexo po ashtu Pesëmbëdhjetë të famshmit që qëndruan simpatikë edhe pas ndryshimit të formave trupore (Foto)

Aktorja dhe këngëtarja ishte kujdesur që veshja e saj t’ia tregonte format trupore.

(Foto: Getty Images)

Kostumi që kishte veshur bënte që edhe të pasmet edhe gjoksi i Lopezit të viheshin në pah.

Gjatë paraqitjes para fansave, si gjithmonë, J.Lo tregoi edhe aftësitë e saja në vallëzim.

(Foto: Getty Images)

Ndërsa në skenë, atë e shoqëroi edhe ekipi i valltarëve që e bënte performancën shumë më të kompletuar. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)

 

(Foto: Getty Images)

 

(Foto: Getty Images)

 

(Foto: Getty Images)