Në natën e mbushur me yje, Jennifer Lopez dukej e mrekullueshme kur doli në skenë për ceremoninë “Rock and Roll Hall of Fame” në Cleveland të shtunën (30 tetor).
Ylli 52-vjeçar i pop-it ndezi atmosferën ndërsa performonte me LL Cool J, të cilit iu dha çmimi i “Ekselencës Muzikore” atë mbrëmje nga Dr. Dre.
LL Cool J dhe J-Lo ishin bashkë atë mbrëmje për të risjellur hitin e tyre të vjetër “All I Have”, të cilin fillimisht e publikuan si single së bashku në vitin 2002, shkruan DailyMail.
Jennifer nxjerri në pah dekoltenë e saj duke veshur një palë sytjena me rripa lëshuar poshtë belit.
Në koncertin e saj të fundit, artistja kombinoi dukjen me një xhaketë blu të gjatë, dhe një palë pantallona të zi. Ajo i ngriti flokët në bishta dhe theksoi tiparet e fytyrës me grim, për të përmbyllur pamjen me disa aksesor.
Ajo dukej e lumtur që u ribashkua me LL, i cili u pa me një veshje të thjeshtë me tuta sportive ngjyrë argjendi, ndërsa dyshja performonin në skenë.
Megjithëse ceremonia u mbajt këtë të shtunë në Cleveland, ajo nuk do të jetë e disponueshme për t’u parë e plotë për një audiencë virtuale derisa të shfaqet në HBO Max më 20 nëntor.
LL Cool J u pa gjithashtu duke performuar me shokun e tij, reperin Eminem, të cilët pas një kohe të gjatë u panë bashkë në skenë.
Reperi i “Not Afraid” u shfaq me një veshje rastësore gjatë performancës me një xhaketë lëkure sipër një bluze me printime grafike xhinse dhe atlete të bardha.
Ceremonia e Induksionit të “Rock and Roll Hall of Fame” po feston rikthimin e saj madhështor pas dy vitesh, pasi ishte anuluar vitin e kaluar për shkak të pandemisë së COVID-19. /Telegrafi/