Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez edhe pse 50 vjeçe, thotë se do të ishte gati për një tjetër fëmijë me Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Fëmijët e Jennifer Lopezit nuk do ta kishin problem që të kishin edhe një motër ose vëlla nga babai.

Këngëtarja e hitit “Let’s Get Loud” i tha Extra TV se binjakët e saj 11-vjeçarë Maximilian ‘Max’ David dhe Emme Maribel – të cilët ajo i ka me ish-in e saj, Marc Anthony – do të ’emocionoheshin’ nëse do të mirëprisnin një fëmijë tjetër të saj me Alex Rodriguez, 44 vjeç.

Jennifer Lopez, 50 vjeçe, tha: “Unë mendoj se ata do të donin të kishin një vëlla ose motër”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Ajo vazhdoi duke thënë: “Ata pëlqejnë të kenë [vajzat e Aleksit] Natashën dhe Ellan në jetën e tyre dhe të kenë dy motra të tjera”.

“Ne me të vërtetë formojmë një familje të bukur të përzier dhe mendoj se të gjithë do të entuziazmohen”, shtoi ajo.

Lopez e ndau dëshirën e saj për më shumë fëmijë në një intervistë për “Sirius XM” para gazetares Hoda Kotb, në fillim të këtij muaji.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Nuk kaloi shumë kohë kur Kotb e pyeti Rodriguezit se çfarë mendonte për aspiratat e Lopezit.

“Interesante”, u përgjigj Rodriguez. “Kjo mbetet për t’u zbuluar”.

Rodriguez shpjegoi se Lopez ishte frymëzuar nga vet gazetarja Kotb për t’u bërë nënë për herë të parë, pasi ajo priti fëmijën e saj në moshën 52 vjeçare.

“Unë shoh sa e lumtur jeni dhe mendoj se ajo mund të dëshirojë të ndjekë hapat e tu,” shpjegoi Rodriguez përball gazetares.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Edhe pse fëmijët mund të jenë në të ardhmen e tyre, pika kryesore e përqendrimit të Lopezit është planifikimi i një martese për veten dhe Rodriguez.

Një burim i tha Revistës “People” në mars se ata do të martohen së shpejti.

“Ata janë ende të gjithë në lidhje me familjen e tyre me katër fëmijët. Tërheqja e tyre fillestare e fortë për njëri-tjetrin do të ishte zbehur shpejt nëse nuk do të kishin qenë në gjendje të bëheshin bashkë si familje” citoi ky burim. /Telegrafi/

Exit mobile version