Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez, e mrekullueshme me kostum të larjes

Këngëtarja dhe aktorja e popullarizuar amerikane, Jennifer Lopez, ka nisur një vit të mbarë me pushime.

Ajo prej disa ditësh është duke shijuar pushimet me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez dhe fëmijët e tyre.

Ndërkohë që ka kaluar të 50-tat, ylli i “Hustlers” çdo ditë e më shumë ka befasuar fansat në postimet që ka sjellë.

Jennifer Lopez (Foto: Instagram)

Ylli, i cili numëron 138 milionë ndjekës në Instagram, këtë herë ka publikuar një fotografi me kostum të larjes ngjyrë të gjelbër.

Përkundër viteve, J.Lo mhanit me linjat e bujshme trupore për të cilat njëherësh kujdeset në masë të madhe.


Pushimet e Lopez vijnë pas performancës së mahnitshme që bëri në natën e Vitit të Ri (31 dhjetor).

Mes hiteve që interpretoi, Jennifer ndau një pjesë të kohës për të gjithë ata që humbën jetën nga COVID-19 përgjatë vitit që lamë pas. /Telegrafi/

Exit mobile version