Jennifer Lopez u shfaq e veshur me një mini-fustan të zjarrtë teksa mbërriti në Craig’s në perëndim të Hollywoodit të shtunën.
Superylli, 52-vjeçare, tregoi këmbët e saj të tonifikuara në fustanin e kuq me mëngë të gjata, të cilat i kombinoi me çizme lëkure të zeza të markës “Christian Louboutin” të gjata deri në kofshë.
Aktorja e “Marry Me” zgjodhi si aksesorë një çantë elegante nga marka “Chanel” ngjyrë bardh e zi, të vendosur mbi supe, shkruan DailyMail.
Këngëtarja e hitit “Love Don’t Cost a Thing” i kishte lënë flokët e saj brune të binin lirshëm para shpatullave të saj.
Ylli i shtoi më shumë shkëlqeim veshjes së saj me një palë vathë prej ari në formë të rrathëve, një byzylyk diamanti dhe një mori unazash.
Sa i përke makijazhit, bukuroshja kishte sy të lyer lehtë dhe qerpikë voluminozë, së bashku me një nuancë skuqjeje në faqet e saj.
Në këtë mbrëmje mungonte i fejuari i saj, Ben Affleck, 49 vjeç, me të cilin ajo ka qenë prej ditësh duke kërkuar për blerjen e një shtëpie të përbashkët në zonën e Los Angelesit.
Jennifer zbuloi në fillim të këtij muaji se ishte fejuar me Benin për herë të dytë.
Ajo ndau lajmin e saj të lumtur për fansat në rrjetet sociale, duke zbuluar se kishte qenë në vaskë kur Beni bëri propozimin e famshëm.
Çifti kishte qenë më parë i fejuar nga viti 2002 deri në vitin 2004, përpara se të ndaheshin. /Telegrafi/