Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez duket shik në Paris Fashion Week

Jennifer Lopez (Foto: Inatagram/jlo)

Përkundër moshës 51-vjeçare, ajo nuk e ka ndërmend të ndalet duke punuar me veten e saj.

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe njëherësh aktoren, Jennifer Lopez, imazhet e së cilat shpeshherë bëhen virale në rrjet.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka bërë të ditur edhe një herë që mosha është vetëm numër.

Kjo pasi, në pjesëmarrjen e saj në Paris Fashion Week ka lënë ‘gojëhapur’ mijëra persona, përmes dukjes me plot shik.

Fustani që i theksonte linjat trupore dhe sako që kishte hedhur mbi supe ishin të dizajnuara nga Balmain.

Ndërkaq, ajo shpërndau disa fotografi nga fotosesioni që kishte realizuar, e që u komentuan pozitivisht nga 132 milionë ndjekësit e saj.

Vlen të përmendet se “Pa Ti and Lonely” janë dy këngët e fundit nga ajo, që erdhën në bashkëpunim me Maluma. /Telegrafi/

Exit mobile version