Jennifer Lopez, në moshën 54-vjeçare, shkëlqeu në një veshje të gjelbër me gurë të qendisur që ngriti siparin në promovimin e një pije të re alkoolike.
Sipërmarrësja u paraqit pranë një pishine nën dritën e diellit, e veshur me një shami me shkëlqim, një fund të prerë dhe një bluzë të shkurtër që përouthej, shkruan The Sun.
Jennifer, e cila ka themeluar një markë premium të tekilës, u pa duke mbajtur një shishe nga seria e re “Light Margarita” nga marka e saj Delola.
Më herët këtë muaj, tabloidet ndërkombëtare zbuluan se aktori Ben Affleck paguan qiranë 100 mijë dollarë në muaj në Brentwood.
Burime pranë tij thanë se aktori ishte larguar nga shtëpia e përbashkët “disa javë më parë”.
“Ata filluan të kenë probleme disa muaj më parë, ndërsa Jennifer kishte rritur angazhimet e punës dhe po përgatitej për turneun e saj”, shpjegoi një burim brenda situatës.
Një burim tjetër ka zbuluar për InTouch se Jennifer dhe Ben po përjetonin vështirësi të mëdha në martesë dhe kishin kaluar javë të tëra pa u parë me njëri-tjetrin.
“Mbaroi; ata janë drejt divorcit, dhe për herë të parë Beni nuk është fajtor. Ai tani është i përqendruar në punën dhe fëmijët e tij”, thanë ata.
“Ata nuk do të ndalin së dashuruari njëri-tjetrin, por ajo nuk mund ta kontrollojë atë, dhe ai nuk mund ta ndryshojë atë. Nuk kishte mënyrë që të zgjasë”. /Telegrafi/