Telegrafi

Jennifer Lopez drejt martesës së katërt

at the Guess Spring 2018 Campaign Reveal starring Jennifer Lopez on January 31, 2018 in Los Angeles, California.

Jennifer Lopez ka goditur me imazhet e fundit të sjella në rrjetet sociale.

Nuk ishte vetëm ylli që u pa në rrobat e banjës ngjyrë roze – ose fakti që ishte kulur mbi të dashurin Alex Rodriguez pa këmishë – por duket se ka edhe një risi në jetën sentimentale.

Bukuroshja 48-vjeçare u shfaq pa bizhuteri në trup, dhe kjo bëri që binte në sy një unazë në gishtin e dorës së majtë gjatë pushimeve të 4 korrikut, ndërsa ajo mbështetej në gjoksin e të dashurit.

“Është momenti i qetë që ka shumë rëndësi…”, ka shkruar J.Lo në llogarinë personale në Instagram.

Megjithatë, këngëtarja kishte pohuar gjatë një interviste të kohëve të fundit në Good Morning America se ende është herë të kurorëzojnë lidhjen me martesë.

“Ne duhet të marrim kohën tonë, kam bërë shumë gabime në të kaluarën time, jemi të pjekur, jemi të rriturit, do të marrim gjërat sipas ritmit tonë”, tha ajo.

Theksojmë se ajo ka qenë e martuar edhe më herët, me balerinë apo basketbollistë, ndërsa lidhjet më të gjata i ka pasur me Ben Affleck apo Sean Combs, i njohur më së shumti me emrin e artit Puff Daddy gjersa ka qenë e martuar me Marc Anthonyn,  Cris Judd dhe Ojani Noa.

J-Lo dhe A-Rod janë në lidhje që nga muaji shkurt i vitit 2017. Theksojmë se Lopez ka dy fëmijë me ish-burrin Marc Anthonyn – binjakët Emme dhe Max, mosha 10 vjeçare. Ndërkohë, A-Rod ka dy vajza me ish të dashurën, Cynthia Scurtis. /Telegrafi/