Nëse pyesni çfarë është në trend, vetëm shikoni veshjet e Jennifer Lopezit dhe çdo gjë do të jetë e qartë për ju
Gjatë dimrit, pjesa më e zakonshme janë sigurisht xhinset dhe modeli që “shëtiti” Jennifer do të jetë një hit absolut, si gjatë dimrit ashtu edhe gjatë ditëve të pranverës.
Ky model më i gjerë kombinohet më së miri me fanella ose bluza më të ngushta, në mënyrë që të arrihet harmonia.
Sidoqoftë, ekspertët e modës këshillojnë femrat trupshkurtra të anashkalojnë këtë model, sepse kjo do ta bëjë figurën e tyre më të gjerë.
Gjithmonë vishni me taka të larta, këshillojnë ata.
Jennifer zgjodhi një bluzë të zezë klasike dhe një triko interesante dhe tregoi se sa stilimi i rastësishëm mund të duket i fuqishëm.
A jeni adhuruese e modeleve si kjo?
/Telegrafi/