Telegrafi

Jennifer Lopez dhuron një milion dollarë për të prekurit nga uragani “Maria” (Video)

Yjet e Hollywoodit mund të duken gjithnjë si tipa të mbyllur dhe që duan të qëndrojnë larg njerëzve, por në fakt ata kanë një tjetër anë të tyre shumë të mirë, e cila lidhet me shoqërinë.

Ata dinë të jenë shumë socialë dhe bamirës, teksa rasti i fundit është këngëtarja Jennifer Lopez, e cila i është bashkuar ndihmave për të prekurit nga uragani “Maria”.

Ajo u bashkua me Andrew Cuomo , guvernatorin e New Yorkut, teksa në një konferencë për shtyp njoftoi se do të dhurojë një milion dollarë për të prekurit nga uragani në Porto Riko dhe në Karaibe.

Lexo po ashtu J.Lo ende nuk ka vendosur kontakte me familjen në Porto Riko

Këngëtarja 48 vjeçare e bëri këtë lajmërim fillimisht në gjuhën spanjolle, e më pas edhe atë angleze.

Ajo bëri të ditur se iniciativën për ndarjen e këtij fondi, e ka marrë së bashku me burrin e saj Alex Rodriguez,

“Unë dhe Alex, e kemi marrë vendimin që të japim mbështetjen tonë për të prekurit nga uragani Maria në Porto Riko dhe Karaibe”, ka thënë Jennifer. /Telegrafi/