Telegrafi

Jennifer Lopez dhe Jane Fonda mahnitën me perfomancën live të Albert Stanajt për Krishtlindje

Albert Stanaj është një ndër këngëtarët më të suksesshëm shqiptar në rrafshin ndërkombëtar.

Kjo këngëtarit tonë i ka mundësuar të krijojë miqësi me shumë yje botërore duke përfshirë edhe Jennifer Lopezin dhe Jane Fondën.

Në fakt, ditë më parë raportuar rreth takimit të artistit tonë me yllin amerikano-latin, J.LO për festën e Krishtlindjeve.

Ai me këtë rast ka publikuar edhe një video në llogarinë personale në Instagram teksa ka kënduar këngën e famshme “Last Christmas”.

Të pranishmit në ndejën private janë ndarë të mahnitur dhe të kënaqur me perfomancën e Stanaj, i cili i ka falënderuar përmes llogarisë personale në Instagram.

“Gëzuar Krishtlindjet. Kjo ishte dhurata më e mirë ndonjëherë! Të këndojnë para këtyre legjendave si Jane Fonda dhe J.LO. Ndjeheni i bekuar në këto Krishtlindje”.

Lexo po ashtu Stanaj pozon në krah të Jennifer Lopezit: Mbrëmja e kaluar ishte film

Ai më tutje ka treguar se së shpejti do ta publikojë një videokëngë të re për fansat dhe publikun e gjerë, por që nuk ka dhënë shumë detaje.

Ndryshe, Stanaj ka performuar gjatë verës në Kosovë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”. /Telegrafi/