Këngëtarja Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj, Alex Rodriguez, janë fotografuar në një shtëpi verore në Malibu, vlera e të cilës shkon në 70 mijë dollarë për muaj.
Ata kanë qenë duke shikuar një vend ku mund të qëndrojnë, pasi u izoluan në Miami për shkak të pandemisë coronavirus, shkruan Daily Mail.
Çifti i njohur janë parë të veshur në mënyrë të njëjtë, me pantallona dhe bluzë të zezë.
50-vjeçarja është shfaqur tërheqëse, pasi kishte vënë në pah linjat trupore, të cilat ende komentohen nga fansat e saj.
Gjatë muajit të kaluar, Jennifer dhe Alex kishin theksuar se janë duke pritur për të caktuar një datë për realizimin e dasmës, e cila u anulua për shkak të krizës globale.
Dyshja kanë filluar romancën e tyre gjatë vitit 2017, ndërsa u fejuan në mars të vitit 2019. /Telegrafi/