Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez shtyjnë dasmën për shkak të COVID-19

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto nga Rachel Murray/Getty Images for Guess, Inc./Guliver)

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë vendosur që të shtyejnë dasmën e tyre për shkak të pandemisë COVID-19.

Alex i propozoi martesë këngëtares në mars të vitit të kaluar, në një ambient romantik në Bahamas, shkruan Daily Mail.

Por për shkak të COVID-19, çifti hollivudian kanë marrë një vendim të tillë pas një kohe shumë të gjatë, pasi mendonin se një gjë e tillë mund të ndodhte, tha një burim për E!.

Këngëtarja 50-vjeçare dhe ish-lojtari i bejsbollit të cilët u takuan në vitin 2017, fillimisht kishin planifikuar të kryejnë dasmën e tyre shumë të pritur në Itali.

Burimi vazhdoi: “Jennifer dhe Alex menduan se shtyrja e dasmës ishte zgjidhja më e sigurt dhe më e zgjuar”.

Megjithëse planet e tyre janë prishur nga bllokimet e distancës sociale dhe të detyrueshme, burimi pretendoi se dyshja janë shpresë se do të ‘bëjnë dasmën e ëndrrave të tyre kur koha të jetë e duhur’. /Telegrafi/

Exit mobile version