Telegrafi

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez planifikojnë të blejnë ekipin e bejsbollit “Mets”

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez raportohet se janë duke bërë plane për blerjen e ekipit të bejsbollit, “New York Mets”.

Siç thuhet, çifti janë duke bashkëpunuar me JPMorgan Chase në mënyrë që t’i ndihmojë në mbledhjen e parave në përpjekje për të bërë një ofertë për Mets.

Ekipi ka qenë në gjendje të keqe pasi familja Wilpon, e cila aktualisht e posedon Mets, tha që ata po kërkonin të shesin një pjesë të shumicës së këtij ekipi në muajin dhjetor.

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez (Foto: Getty Images/Guliver)

Wilpon ishte afër për një marrëveshje me menaxherin e fondit mbrojtës të miliarderëve Steve Cohen që do t’i jepte Cohen 80 përqind të ekipit, gjersa i linte Wilpon të ruanin kontrollin e klubit për pesë vjet, por ajo marrëveshje u shkëput dhe e ka lënë familjen Wilpon të kërkojë blerës të tjerë.

Mets u vlerësuan në 2.6 miliardë dollarë, ndërkohë që neto e kombinuar e Rodriguez dhe Lopez kap vlerën e 700 milionë dollarëve.

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez (Foto: Getty Images/Guliver)

Ekipi i Mets nën drejtimin e Alex dhe Lopez do ishte një ide e çuditshme, pas parasysh që Rodriguez është i lidhur ngushtë me Yankees, për të cilët ai kishte punuar gjatë karrierës së tij.

Në anën tjetër, aktorja amerikane u rrit në Bronx, shtëpia e Yanks. /Telegrafi/