Telegrafi

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk janë fejuar

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Getty Images)

Që kur lidhja e tyre filloi, ata ishin shumë të diskutuar në mediat rozë.

Këngëtarja Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj Alex Rodriguez zgjojnë vazhdimisht kureshtje te fansat e tyre.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Getty Images)

Muaj më parë ishte përfolur se çifti u fejuan në fshehtësi, e krejt ky aludim erdhi nga një unazë që Alex i dhuroi Jenniferit.

Lexo po ashtu Jennifer Lopez do të nderohet me çmimin “MTV Michael Jackson Video Vanguard Award”

E lidhur me këtë, ka folur së fundmi vet Rodriguez i cili ka treguar të vërtetën rreth këtyre thashethemeve.

Foto: Getty Images

“Ia bëra asaj dhuratë një unazë. Ia kam dhënë atë unazë ndoshta para pesë muajsh. Asaj i pëlqeu shumë dhe i rrinte bukur”, ka thënë ai.

“Sigurisht që ka një kuptim për ne, por jo nuk jemi të fejuar”, ka shtuar ai më tej, duke treguar se çifti shprehin gjithmonë interes për të bërë një hap para.

Foto: Getty Images

Ndërkohë, J.Lo ka bërë të ditur së fundmi se do të jetë pjesë e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards”, ku do të nderohet me çmimin për vepër jetësore. /Telegrafi/