Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, kanë qenë ndër çiftet më të komentuar në faqet rozë.
Një gjë e tilla pati të ngjarë për shkak të krisjeve në marrëdhënien e tyre, duke u raportuar po ashtu se janë ndarë, shkruan Mirror.
Për të hedhur poshtë të gjitha spekulimet, palët kanë vendosur që të shfaqen së bashku në një postim në rrjetin social Instagram.
Alex ishte ai që shpërndau fotografinë së bashku me të fejuarën, ndërsa të njëjtën e ka publikuar edhe Jlo.
Që të dy shihen të buzëqeshur afër njëri-tjetrit, duke bërë që rrjeti të ‘trazohet’ nga një pamje e tillë.
Jennifer ndërkohë po qëndron në Republikën Dominikane, pasi është angazhuar në xhirimet e një filmi të ri. /Telegrafi/