Telegrafi

Jennifer Lopez dëshiron një dasmë të vogël romantike

Alex Rodriquez dhe Jennifer Lopez (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

Jennifer Lopez tash e një kohë po planifikon të martohet me ish-bejsbollistin Alex Rodriguez. Dyshja të cilët u fejuan para pak muajve dëshirojnë të bëjnë një ceremoni të vogël.

“Ata janë duke folur për dasmën e tyre, por asgjë nuk është finale”, ka thënë një burim për People, i cili ka shtuar se nuk po bëjnë dasmë të madhe dhe dëshirojnë të bëjnë një ceremoni të vogël me miqtë dhe familjarët.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez

“Ne jemi të kompletuar me njëri-tjetrin. Ai është mbështetësi im më i madh. Ai më lejon të bëj çfarë të dua. Ne vetëm duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka thënë J.Lo në një nga intervistat e fundit të saj.

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez (Foto: Jeff Kravitz/FilmMagic)

Alex është gjashtë vite më i ri se Lopez dhe së bashku çifti janë njohur në vitin 2017.

Detaje më të hollësishme rreth dasmës dyshja nuk kanë zbuluar akoma, por që po vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre. /Telegrafi/