Jennifer Lopez tash e një kohë po planifikon të martohet me ish-bejsbollistin Alex Rodriguez. Dyshja të cilët u fejuan para pak muajve dëshirojnë të bëjnë një ceremoni të vogël.
“Ata janë duke folur për dasmën e tyre, por asgjë nuk është finale”, ka thënë një burim për People, i cili ka shtuar se nuk po bëjnë dasmë të madhe dhe dëshirojnë të bëjnë një ceremoni të vogël me miqtë dhe familjarët.
“Ne jemi të kompletuar me njëri-tjetrin. Ai është mbështetësi im më i madh. Ai më lejon të bëj çfarë të dua. Ne vetëm duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka thënë J.Lo në një nga intervistat e fundit të saj.
Alex është gjashtë vite më i ri se Lopez dhe së bashku çifti janë njohur në vitin 2017.
Detaje më të hollësishme rreth dasmës dyshja nuk kanë zbuluar akoma, por që po vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre. /Telegrafi/