Telegrafi

Jennifer Lopez debuton me stilin e ri të flokëve në magazinën “Allure”

Jennifer Lopez Foto: Mirror

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Ajo së fundmi ka zënë vend në kopertinën e magazinës “Allure”, duke lënë mijëra fansa gojëhapur, shkruan Mirror.

Jlo ka debutuar edhe me stilin e ri të flokëve, derisa shihej se i kishte shumë të shkurtra.

Gjatë kësaj pune, ajo ka folur edhe për shtyrjen e martesës, të cilën e kishte planifikuar që në vitin e kaluar me të fejuarin, Alex Rodriguez.

“Ndoshta nuk ishte koha e duhur që të martoheshim, gjithçka ka kohën e vet”, është shprehur ajo.

51-vjeçarja ndër të tjera është parë të jetë mjaft natyrale, ndërsa merrte poza atraktive para kamerës. /Telegrafi/