Ylli i njohur botëror, Jennifer Lopez, u shpreh tejet e kënaqur me të dashurin e saj.
Këngëtarja 48 vjeçare në një intervistë të fundit të saj ka lëvduar të dashurin.
Sipas saj dyshja kanë dashuri ët pastër me njëri-tjetrin dhe s’kanë probleme.
“Unë jam në një marrëdhënie të mirë. Ndjehem sikur mund të them për herë të parë, kjo është marrëdhënia e parë në të cilën jam ndjerë me të vërtetë mirë”.
Çifti, i cili nisi lidhin në fillim të vitit, prioritet kanë të kalojnë kohë cilësore me njëri-tjetrin dhe fëmijët e tyre.
“Ne e plotësojmë njëri-tjetrin, kemi dashuri të vërtetë, mbështesim njëri-tjetrin dhe e bëjmë të lumtur”, potencoi J-Lo. /Telegrafi/