Site icon Telegrafi

Jennifer Lopez befason fansat me performancë të shkurtër teksa ndodhej në një restorant në Itali

Jennifer Lopez ishte në formën më të mirë gjatë një mbrëmje festive në Itali.

Aktorja dhe këngëtarja, 54 vjeçe, u pa duke performuar disa nga këngët e saj hit para një turme në “Taverna Anema e Core” në Capri.

Lopez u pa e veshur me një fustan të argjendtë me shkëlqim, ndërsa mbante një mikrofon për shfaqjen e saj të improvizuar.

Me grim të lehtë, krijuesja e hiteve kishte përshtatur pamjen me një unazë të madhe diamanti në dorën e majtë, një unazë smeraldi në të djathtë dhe një palë vathë.

Taverna Anema e Core është e famshme për organizimin e netëve të këngës dhe vallëzimit ku shumë personazhe të famshëm janë bashkuar për të kënduar një ose dy këngë.

Videoja e kapur nga vendi i ngjarjes tregon fituesen e “Grammy”, duke perforuar hitin e saj “Let’s Get Loud”, bashkë me “I Will Survive”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez

Në faqen e internetit të Tavernas thuhet se artistja kishte qëndruar atje për vizitë shumë vite më parë me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony.

Performanca e improvizuar dukej se e mbylli udhëtimin e saj në formën më të mirë.

Ylli i muzikës dukej se ishte në Itali në një pushim pune duke promovuar koktejet e saj të markës “Delola”.

Ajo e hapi kompaninë në prill, në mes të disa polemikave, pasi nuk konsumonte alkool për një kohë të gjatë.

Ndërkohë, JLo u pa të dielën pasdite (13 gusht) duke mbërritur në aeroportin JFK në New York veshur me një trupore me mëngë të shkurtra. /Telegrafi/

Exit mobile version