Telegrafi

Jennifer Lawrence tregon arsyen pse e la shkollën: Kurrë nuk e kam konsideruar veten të mençur

Jennifer Lawrence ngriti shumë pluhur në publik kur zbuloi arsyen pse nuk kishte mbaruar kurrë shkollën e mesme.

Fituesja e Oscarit pranoi se “kurrë nuk e kam konsideruar veten të mençur” dhe se kishte vështirësi të mësonte.

“Sidoqoftë, sa herë që lexoja një dorëshkrim, ishte e lehtë për mua të përfytyroja se si ndihej ai person”, tha ajo.

“Në ato momente, unë aktivizoja një pjesë të trurit që nuk dija as që ekzistonte. Ishte diçka që kisha shumë besim dhe nuk doja të hiqja dorë prej saj. Doja vetë ta vizitoja rrugën time”, shtoi aktorja.

Lawrence, e cila vendosi të largohet nga shkolla kur ishte vetëm 14-vjeçare, tha se nuk bërë pishman për vendimin, shkruan portali australian “News”.

“Ajo më solli aty ku isha sot, kam gjetur diçka që më pëlqen të bëj dhe nuk kam dashur që dikush të ndërhyjë në të. Edhe miqtë e mi nuk kanë qenë aq të rëndësishëm për mua si karrierë për shumë vite”, përfundoi ajo.

Ndryshe, aktoren 27-vjeçare do ta shohim edhe në disa projekte të ndryshme filmike. /Telegrafi/