Telegrafi

Jennifer Lawrence: Para marrëdhënies seksuale, të dashurit i detyroja të bënin analizat mjekësore

www.hdfinewallpapers.com

Jennifer Lawrence në një intervistë për gazetën britanike “The Sun” ka zbuluar detaje intime nga jeta e saj.

Aktorja amerikane, fituesja e çmimit Oscar, ka folur për herë të parë rreth marrëdhënieve seksuale dhe tha se kishte frikë për sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Për këtë arsye, ajo para marrëdhënies seksuale me partnerë i detyronte ata të përmbushin një detyrë – të shkonin në një ekzaminim mjekësor.

“Ndoshta mendoni se po flas sepse me të vërtetë më pëlqen, por në të vërtetë nuk marr masa kur vjen puna te seksi. Kam pasur marrëdhënie seksuale vetëm me meshkujt me të cilët isha në lidhje të gjatë. Në fakt, frikësohem nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, kështu që i dërgoja partnerit në spital për analiza mjekësore para një marrëdhënie seksuale. Peniset janë të rrezikshme”, tha ajo.

Në rrjedhën e mëtejshme të bisedës, bukuroshja foli për qëndrimin ndaj marrëdhënieve seksuale dhe faktin se është e vështirë të gjesh personin e duhur për ta kuptuar atë.

“Në këtë moment nuk jam në një marrëdhënie dhe dua ta bëj të qartë se ka një kohë të gjatë që nuk kam pasur marrëdhënie seksuale. Është e vështirë, sidomos në këtë botë. Unë do të gjej së shpejti dikë dhe do të jem e lumtur për marrëdhënien”, tha Lawrence.

Ndryshe, 27-vjeçaren do ta shohim edhe këtë vit në ekranet e mëdha të kinemave pasi që është në xhirim e sipër të disa filmave. /Telegrafi/