Site icon Telegrafi

Jennifer Lawrence mahnit fansat me skenën e zhveshur në komedinë “X-Rated No Hard Feelings” në Netflix

Jennifer Lawrence ka mahnitur fansat duke u zhveshur plotësisht në filmin e saj të ri “No Hard Feelings”, i cili sapo është publikuar në Netflix në SHBA.

Aktorja fituese e çmimit “Oscar” performon tërësisht lakuriq në një skenë zënke shumë eksplicite në komedinë romantike, e cila u shfaq në kinema në qershor të këtij viti.

Tashmë fansat janë shokuar plotësisht në rrjetet sociale nga skena e mrekullueshme, e cila tregon se 33-vjeçarja përballet me një grup ngatërrestarësh në plazh pasi i kanë vjedhur të gjitha veshjet, shkruan DailyMail.

“Pse Jennifer Lawrence në këtë film po lufton lakuriq?” një fans i tronditur shkroi mbrëmë.

Skena e veçantë që ndodh në mes të filmit, tregon personazhin e Jenniferit, Maddie, duke u zhytur me një student 19-vjeçar, të cilin ajo po përpiqet ta joshë.

Deri në këtë pikë në komedinë “gojëndyrë”, shikuesit kishin ndjekur J-Law dhe Andrew Barth Feldman që “vidhte” skenën, të nisin një romancë shumë të vështirë.

Maddie (Lawrence) është ngarkuar me detyrë të takohet me Percy (Feldman) nga prindërit e tij, të cilët janë të etur që djali i tyre të ketë një përvojë romantike përpara se të shkojë në kolegj. /Telegrafi/

Exit mobile version