Jennifer Lawrence është ndryshe nga gjithë aktoret e tjera dhe kjo është diçka e ditur! Ajo nuk ndjek kurrë dieta, është e fiksuar pas picave dhe ushqimeve të shpejta dhe nuk shkon në palestër, e megjithatë ruan një fizik të shkëlqyer.
Dilema më e madhe lidhur me aktoren e re ishte se si arriti të vijë në formën e duhur për pak ditë pak përpara mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve Oscar, më 28 Shkurt.
Dietologu që kujdeset për shëndetin e saj Dr. Joe Horrigan ka zbuluar se si arriti të kthejë në formën e duhur për 10 dietë Lawrence, e cila humbi 5 kilogramë.
Ai siguron se e gjitha kjo u arrit pa asnjë dietë specifike apo palestër. Dietologu i kërkoi aktores së bëjë nxjemje 10 minuta për çdo ditë dhe të ushtrojë aktivitet spotiv intensivisht për 20 minuta. Edhe përse palestra është zgjidhja me e shpejtë në këto raste, Dr.Joe, shton se ka edhe zgjidhje të tjera po kaq efikase.
Nëse palestra ju lodh vetem duke e menduar, Dr.Joe shton se në ndihme për të humbur në peshë mund të vijë vrapi, çiklizmi dhe hipizmi. Të tre këto opsione janë po kaq të mira sa edhe palestra!