Site icon Telegrafi

Jennifer Lawrence, fytyra më e re e “Dior”

Sezon i ri, përfaqësues të rinj. Me sa duket kjo praktikë është bërë e zakonshme për firmat e njohura, dhe Christian Dior ka vendosur të bëjë një ndryshim të tillë.

Ylli më i ri do të na prezantojë krijimet më të fundit të kësaj marke, siç është koleksioni më i ri i çantave 2013, në të njëjtin pozicion në të cilin ne kemi parë vitin e kaluar Mila Kunis.

Arsyet përse është bërë kjo zgjedhje janë shpjeguar më së miri nga regjisori Raf Simons, “Rinia dhe bukuria e saj klasike, gjithashtu fuqia femërore dhe kompleksiteti që ajo rrezaton janë perfekte sipas mendimit tim”.

Jennifer shpreh vlerësimin e madh që ka për këtë markë të famshme, gjithashtu shprehet se është shumë e emocionuar të modelojë për Dior dhe të veshë dizajne të krijuara nga Raf Simons. Prezenca e saj në shtëpinë e Dior, në evenimentin e organizuar në korrik ka shkaktuar shumë thashetheme të ndryshme, të cilat më në fund u vërtetuan. Që atëherë u zbulua pak a shumë që Jennifer do të zëvëndesonte Mila Kunis. /Telegrafi/
 

Exit mobile version