Telegrafi

Jennifer Lawrance: Nuk jam në lidhje me Brad Pittin, vetëm njëherë e kam takuar rastësisht

Jennifer Lawrence nuk ka problem raportimet me mediat që po e lidhin me Brad Pittin.

Aktorja 27-vjeçare ishte mysafire e “Watch What Happened Live” të Andy Cohen, ku një telefonues e pyeti nëse është në lidhje me bashkëshortin e Angelina Joliet.

“Jo, unë e kam takuar atë një herë në vitin 2013. Ishte shumë e rastësishme”, tha Lawrence, duke hedhur poshtë thashethemet rreth një marrëdhënie të mundshme mes tyre.

Lawrence nuk ka pasur çfarë të thotë rreth marrëdhënies jo-ekzistuese me Pittin, por ka folur për fundin e romancës së saj me regjisorin Darren Aronofsky.

“Kur Darren dhe unë u ndamë së pari, fola me Amy Schumerin duke i treguar se ishte vërtetë e trishtuar”, tha Lawrence duke kujtuar marrëdhënien me regjisorin 49-vjeçar, i cili përfundoi në nëntor të vitit të kaluar pas një viti romance.

“Ditën tjetër kishte marrë një tufë lulesh dhe e pyeta: ‘Çfarë është kjo?'”, ajo më tha. “Unë të sjella një buqetë me lule” ndërsa kishte lënë edhe një shënim ” Më vjen keq, por do të vdesësh e vetme. E dashura jote Amy ”.

Ndryshe, Lawrance do të mund ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave në filmin “Red Sparrow”. /Telegrafi/