Çmimet NAACP Image 2022, të cilat nderojnë arritjet e njerëzve me ngjyrë në kulturë dhe argëtim, u prezantuan të shtunën (24 shkurt).
Jennifer Hudson ishte fituesja e madhe e natës në ndarjen e 53-të vjetore të çmimeve të cilat u mbajtën në Los Angeles.Fituesja e çmimit Oscar, 40 vjeç, u nderua fitoi çmimin “Argëtuesja e Vitit”, duke mposhtur në kategori Regina King, Lil Nas X, Megan Thee Stallion dhe Tiffany Haddish.
Hudson mori gjithashtu çmimin “Aktorja e shquar në film” për portretizimin e saj të fuqishëm të Aretha Franklin të ndjerë në “Respekt”, i cili doli në kinema në gusht 2021.
Ajo ishte e nominuar përball aktoreve Andra Day, Halle Berry, Tessa Thompson dhe Zendaya, shkruan DailyMail.
“Nuk e pashë në asnjë mënyrë që kjo po vinte, por Zoti e di që jam mirënjohës”, tha ylli teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin.
Për mbrëmjen e mbushur me yje, Jennifer zgjodhi një fustan të zi prej kadifeje, veterania e American Idol, bëri flokët në stil të valëzuar dhe i la në një pjesë anësore. Ajo kompletoi pamjen me një palë vathë argjendi dhe një unazë të trashë.
Çmimet NAACP Image – të cilat nderojnë shfaqjet e jashtëzakonshme në film, televizion, teatër, muzikë dhe letërsi – ishte shfaqja e fundit, pas pesë netësh ceremoni.
Jennifer ishte një nga të pranishmit e shumtë në ceremoni, duke përfshirë Kerry Washington, Meagan Good, Jocqui Smollett, Daniel Kaluuya, Jemele Hill, Corbin Reid, Erika Alexander, Amber Stevens West, Cree Summer dhe mikpritësin Anthony Anderson.
Jennifer do të konkurrojë më pas për “Aktoren më e mirë femër” në çmimet e 28-të vjetore “SAG”, të cilat transmetohen më 27 shkurt në TNT dhe TBS.
Pavarësisht performancës së saj të fuqishme, Jennifer nuk u përfshi në ceremoninë e Oscars të këtij viti. /Telegrafi/